AlbanianSport.com 30/10/2019 11:45
ASNN – Dy ekipet shqiptare në kampionatin maqedonas, larg pritshmërive dhe arritjeve të sezonit të shkuar. Si kampionia në fuqi, Shkëndija e Tetovës, ashtu edhe Shkupi, kanë lënë për të dëshiruar në këtë fillimsezoni, duke qenë larg pritshmërie, natyrisht, duke gjykuar mbi atë që ato dhanë sezonin e shkuar të kampionatit maqedonas. Në fakt, Shkupi, i drejtuar nga ish-trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, mban vendin e 3-të, me 17 pikë të marra nga 36 mundshme të këtyre 12 javëve të fillim sezonit, ndërsa akoma më e dobët është gjendja e skuadrës tetovare.
Është në fakt një tablo në kontrast të plotë me sezonin e shkuar kjo e këtij sezoni për dy ekipet e spikatura shqiptare të nivelit më të lartë të Kampionatit të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Si kampionia në fuqi, Shkëndija e Tetovës, ashtu edhe Shkupi, kanë lënë për të dëshiruar në këtë fillimsezoni, duke qenë larg pritshmërie, natyrisht, duke gjykuar mbi atë që ato dhanë sezonin e shkuar. Në fakt, Shkupi, i drejtuar nga ish-trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, mban vendin e 3-të, me 17 pikë të marra nga 36 mundshme të këtyre 12 javëve të fillim sezonit.
Ndërsa akoma më e dobët është gjendja e skuadrës tetovare. Kuqezinjtë mbajnë vendin e 5-të pas 12 javësh, duke grumbulluar vetëm 15 pikë nga 36 të mundshme dhe duke qenë plot 12 pikë prapa kryesueses, Vardarit të Shkupit. Në fakt, që nga ardhja e Ernest Gjokës, i cili zëvendësoi Osmanin në stolin tetovar në fund të 10-ditëshit të parë të tetorit, Shkëndija ka pësuar një humbje minimale në shtëpi, me Akademinë Pandev, që mban vendin e dytë në renditje, ka korrur një fitore 3-0 ndaj Sileksit si dhe është ndalur më së fundmi në një barazim pa gola me FK Makedonija.
Sidoqoftë, përtej asaj që do të bëjë kjo skuadër nën drejtimin e Gjokës, gjendja është shqetësuese edhe sikur t’i referohesh vetëm një fakti. Atij që vetëm në këto 12 javë, Shkëndija e Tetovës ka pësuar 5 humbje, po aq sa kishte pësuar gjithë sezonin e shkuar, kur u shpall “kampione”. Megjithatë, skuadra tetovare ka mundësi të reflektojë të mërkurën, kur të përballet në shtëpi me Vardarin në ndeshjen e kthimit të turit të 16-shes së Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Një sukses dhe vazhdimësia në Kupë, për më tepër ndaj skuadrës kryesuese, do ta ulte disi trysninë mbi skuadrën e Gjokës, por lipset një kthesë sa më e shpejtë në kampionat, përpara se të jetë shumë vonë. Ndërkaq, edhe Shkupi, që me Qatip Osmanin ka pësuar një humbje dhe ka marrë një fitore, duhet të reagojë teksa dyshja e kreut, Vardari i Shkupit dhe Akademija Pandev, po rrezikojnë të marrin arratinë në kampionat.