(Video) Shah / Shqipëria, dinjitoze në Olimpiadën Botërore në Gjeorgji

Share Button

AlbanianSport.com 05/10/2018 19:30

ASNN – Që nga data 24 shtator, në Batumi të Gjeorgjisë po zhvillohet eventi me i madh i shahut në planet, Olimpiada Botërore. Në konkurrimin e hapur për meshkuj, në garë janë 185 ekipe përfaqësuese nga e gjithë bota, midis të cilave edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me Mjeshtrin e Madh, Erald Dervishi, dhe Mjeshtrat Ndërkombëtarë Dritan Mehmeti, Llambi Pasku, Franc Ashiku dhe Ilir Seitaj.

Pas 10 tureve të para, skuadra kuqezi ndodhet në kuoten e 12 pikëve (5 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje) dhe më së fundi ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Guatemalës. Në prag të ndeshjes së fundit, ku shorti e ka vënë përballë skuadrës mjaft të fortë të Letonisë, ekipi i shahistëve shqiptarë renditet i 55-ti midis 185 ekipeve pjesëmarrës.

Në ecurinë e deritanishme vlejnë të përmenden fitoret ndaj Meksikës dhe Porto Rikos, me të njëjtin rezultat 3-1, si dhe barazimi historik 2-2 me një prej skuadrave më të mira të botës, Hungarinë. Nga mjeshtrat kuqezi, figurë më të mirë pas 10 përballjeve e ka bere Llambi Pasku, i cili i ka dhënë ekipit 7.5 pikë. Sa i përket skuadrës tonë të femrave, duhet theksuar se, në 9 turet e zhvilluara, kanë zhvilluar një garë të mirë, madje përtej pritshmërive.

Aktualisht Shqipëria e femra është në kuoten e 10 pikëve, pas 5 fitoreve dhe 4 humbjeve dhe ndodhet në vendin e 61-të midis 150 skuadrave në garë. Shahistet kuqezi ia kanë dalë të fitojnë ndaj skuadrave te forta si Suedia apo Venezuela dhe çdo rezultat pozitiv në dy turet e mbetura do të përbënte sukses në renditjen përfundimtare, duke u krahasuar me klasifikimet ne Olimpiadat paraardhëse.

Midis Mjeshtreve shqiptare të shahut vlen të përmenden Rozana Gjergji dhe Eglantina Shabanaj për paraqitjen e tyre në këtë Olimpiadë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh