AlbanianSport.com 10/10/2018 15:00
ASNN – Shahu shqiptar u rendit i 53-ti në botë për meshkuj, midis 185 ekipeve pjesëmarrëse, ndërsa për femra, i 87-ti midis 151 ekipeve pjesëmarrëse në Olimpiadën Botërore të Shahut. për Sekretaren e Përgjithshme të Federatës, Majlinda Pilinçi, kjo pjesëmarrje ishte përtej pritshmërive.
Shqipëria ka marrë pjesë në Olimpiadën Botërore të Shahut dhe për Sekretaren e Përgjithshme të Federatës, Majlindi Pilinçi, kjo pjesëmarrje ishte përtej pritshmërie, pasi Shqipëria u rendit e 53-ti në botë për meshkuj, midis 185 ekipeve pjesëmarrëse, ndërsa për femra, i 87-ti midis 151 ekipeve.
Dhe, për Pilinçin, kjo paraqitje ishte rrjedhojë e grupit të përzgjedhur të lojtarëve dhe përgatitjes së tyre. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, numri 2 i organizmit që qeveris shahun shqiptar e ka hedhur tanimë vështrimin drejt veprimtarive të tjera.
Pilinçi ka vlerësuar edhe zgjedhjen e Erald Dervishit në postin e Kreut Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Shahut.