AlbanianSport.com 26/11/2017 10:05
ASNN – Për Ylber Sefën, viti 2017 ishte një vit për t’u mbajturmend për të gjithë çiklizmin shqiptar. Sportisti 26-vjeçar ka arritur 24 podiume këtë sezon dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ka vlerësuar edhe paraqitjen e shokëve të tij të ekipit kombëtar, Eugert Zhupës dhe Redi Halilajt.
Një nga çiklistët e spikatur shqiptarë, Ylber Sefa, ka triumfuar në fundjavë në garën e fundit të 2017-ës, Trofeun e Tiranës, një sukses që ka kurorëzuar një viti të mbarë për 26-vjeçarin. Në fakt, për Sefën, viti 2017 ishte një vit për t’u mbajtur mend për të gjithë çiklizmin shqiptar.
Çiklizmi shqiptar ka ulur të premten e shkuar siparin e veprimtarive për vitin 2017, me garën e fundit, edicionin e dytë të trofeut të Tiranës, i cili është zhvilluar me pjesëmarrjen e afro 70 sportistëve të të gjitha grupmoshave.