(Video) Rrësheni, pikënisja e një nisme të re dhe interesante të volejbollit

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2018 09:45

ASNN – Në Sallën Sportive “Arjana Arapi” të qytetit të Rrëshenit, u organizua në fundjavë një seancë e veçantë stërvitore, e udhëhequr nga trajneri i ekipit kombëtar të femrave, Altin Martiri. Kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, Erlind Pëllumbi, ka theksuar se kjo nismë është vetëm njëra nga përparësitë e organizmit që drejton për këtë vit.

Qyteti i Rrëshenit, i cili është një qytet me traditë në sportin e volejbollit, teksa ka nxjerrë një numër sportistesh që kanë spikatur si në nivel kombëtar, ashtu edhe atë ndërkombëtar, ka qenë në fundjavë pikënisja e një nisme premtuese të Federatës Shqiptare të Volejbollit.  Në Sallën Sportive “Arjana Arapi” të këtij qyteti, u organizua një seancë e veçantë stërvitore, e udhëhequr nga trajneri i ekipit kombëtar, Altin Martiri.

Kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, Erlind Pëllumbi, ka sqaruar pse sipari i këtyre trajnimeve nisi me Rrëshenin. Edhe për shefin e klubit mirditor, Mark Kola, kjo është një nismë e vyer. Ndërsa për trajnerin Mërtiri, që e ka drejtuar skuadrën vendase për dy sezone në të shkuarën, ky ishte një kthim në shtëpi. Megjithatë, për Pëllumbin, sporti ka nevojë për mbështetje më të madhe nga pushteti lokal.

Kurse Kola e sheh po aq të rëndësishme mbështetjen e biznesit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Për Martirin, këto seanca përcjellin një mesazh vëmendjeje për komunitetin e këtij sporti në vend. Ndërkohë, presidenti i FSHV-së thekson se kjo nismë është vetëm njëra nga përparësitë e organizmit që drejton për këtë vit. Ndërsa trajneri i Kombëtares kuqezi ka projektuar edhe një kalendar për këtë nismë.

Në përfundim të kësaj séance stërvitore, vajzat e skuadrës së Mirditës janë përshëndetur edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, i cili u ka uruar suksese për gjysmën e mbetur të sezonit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh