AlbanianSport.com 30.01.2017 13:25
ASNN – Talenti është diçka e lindur dhe, përtej moshës, del gjithmonënë pah tek një sportist. Kështu ka ndodhur edhe me ish-yllin e Barcelonës, Rivaldon, i cili është bërë protagonist i një surprize të këndshme për disa amatorë të futbollit, të ftuar në klubin spanjoll.
Ai mund të jetë 45 vjeç sot, por kjo nuk do të thotë se ka humbur ndopak nga talenti dhe aftësitë e tij që mahnitën botën tek klube të njohura, si Deportivo la Korunja, Barcelona apo Milani.
Rivaldo Vítor Borba Ferreira, apo shkurt Rivaldo, i cili tanimë është president i një klubi në Brazil, ku, sipas nevojës, edhe luan ndonjëherë, ka dëshmuar se mbetet një futbollist i jashtëzakonshëm.
Ai është bërë protagonist i një surprize të këndshme për disa amatorë të futbollit, të ftuar në klubin spanjoll. I maskuar si dikush tjetër, ai u ka dhënë një leksion futbolli këtyre amatorëve, duke dëshmuar se talenti nuk vdes, pavarsisht moshës.
Në fund, ai e ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë, duke hequr maskimin dhe duke i shtangur bashkëlojtarët e tij, të cilët përjetuan një suprizë të këndshme, teksa mësuan se kishin luajtur me njërin prej lojtarëve më të mëdhenj të futbollit botëror.