AlbanianSport.com 05.08.2016 11:35
ASNN – Po si shkon Shqipëria në këto Lojëra Olimpike? Ndryshe në këto dy dhjetëvjeçarët e fundit, Shqipëria ka shkuar në Olimpiadën e Rios me delegacionin më të vogël të sportistëve.
Si asnjëherë më parë në këto dy dhjetëvjeçarët e fundit, Shqipëria ka shkuar në Olimpiadën e Rios me delegacionin më të vogël të sportistëve. Vetëm Luiza Gega në atletikë ka siguruar normën olimpike, ndërsa 5 sportistët e tjerë, kanë shkuar me ftesa.
Kështu, po në atletikë, pjesë e delegacionit është rekordmeni i kërcimit të gjati, Izmir Smajlaj, ndërsa nga noti janë dy sportistë me ftesë, Sidni Hoxha, i cili stërvitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Nikolë Merizaj.
Arsyeja e uljes së numrit të delegacionit olimpik shqiptar ishte në fakt peshëngritja, e cila, ndryshe nga 3-4 olimpiadat e shkuara, ka mbajtur peshën kryesore. Shtanga kuqezi do të ketë dy përfaqësues, Briken Caljen, që u kualifikua nga lista botërore, si dhe Evangjeli Velin, që përfitoi nga skandali rus i dopingut.
Ndërkohë, përtej 6 sportistëve, janë edhe 10 anëtarë të tjerë të delegacionit, që variojnë nga drejtues e zyrtarë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, tek trajnerët, fizioterapistja dhe mjeku.