AlbanianSport.com 02.08.2016 08:50
ASNN – Pingpongisti nigerian, Segun Toriola, pritet të shkruajë historinë e sportit afrikan, pasi do të marrë pjesë për herë të 7-të në Lojërat Olimpike Verore.
Ai është afrikani i parë që ka shkuar kaq larg në këtë sport dhe shpreson që të synojë për një medalje, ndonëse e pranon se sfida e kinezëve është e fortë.
Tanimë 41 vjeç, ai bëhet afrikani i parë, në të gjitha sportet, që konkurron 7 herë në Olimpiadë.
“Në mendjen time nuk më kalon asnjëherë ideja që jam 40 e ca vjeç, pasi gjithmonë mendoj se jam 20 dhe kjo më ka bërë që të stërvitem fort dhe të shkoj kaq para në karrierë”, – thotë pingpongisti nigerian që e ka dominuar këtë sport në kontinentin afrikan gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit.