(Video) Rio 2016 / Peshëngritësi Briken Calja, sonte në mesnatë në pedanë

Share Button

Ceremonia-e-hapjes-Calja

AlbanianSport.com 09.08.2016 08:50

ASNN – Pas Evangjeli Velit, një tjetër peshëngritës shqiptar do të ngjitet sonte në pedanën e Lojërave Olimpike “Rio 2016”, duke synuar edhe zonën e medaljeve, ndonëse kjo nuk do të jetë e lehtë. Briken Calja do të konkurrojë sonte në baterinë A të kategorisë së peshës trupore deri në 69 kg, që do të zhvillohet në mesnatë.

I ka provuar të gjitha në karrierën e tij, por sonte Briken Calja synon kulmin, kur të ngjitet në mesnatë, me orën e Tiranës, në pedanën e Rios, për të provuar edhe një herë fatin, duke shpresuar në misionin e vështirë shqiptar të medaljes olimpike në peshëngritje.

Ai ka shijuar medalje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka kapërcyer edhe një pezullim për shkak të dopingut, duke u rikthyer sërish më i fortë dhe duke qenë sportisti i vetëm, pas 3 viteve të errëta për shtangën kuqezi, që kërkon të mbajë lart flamurin e këtij sporti në Lojërat Olimpike.

Ndryshe nga Veli, e cila përfitoi nga problemet e peshëngritjes ruse me dopingun, Calja u kualifikua për në Olimpiadë falë renditjes së tij më të mirë në Botërorin e Hjustonit, duke fituar, duelin, në “thonjëza”, me Erkand Qerimajn, sa i përket një bilete në Lojërat e 31-ta Olimpike Verore.

Briken Calja do të konkurrojë sonte në baterinë A të kategorisë së peshës trupore deri në 69 kg, që do të zhvillohet në mesnatë, dhe kjo garë do të sillet për sportdashësit, sikundër e gjithë kjo Olimpiadë e 31-të, drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh