(Video) Rio 2016 / Nisin sot Lojërat e 31-ta Olimpike, me rekorde shifrash

Share Button

Rio-Olympics-2016-Logo-sfondo

AlbanianSport.com 05.08.2016 08:50

ASNN – Festivali më i madh sportiv në planet, Lojërat Olimpike Verore, të cilit këtë vit zhvillojnë edicionën e tyre të 31-të të versionit modern, nisin sonte zyrtarisht me ceremoninë e hapjes. Kronika në vijim na sjell të gjitha të dhënat mbi këto Lojëra, që si çdo eveniment madhor sportiv ndërkombëtar, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Lojërat Olimpike “Rio 2016” nisin sonte zyrtarisht në Brazil, me ceremoninë e hapjes që do të mbahet në Stadiumin “Marakana”. Atletë nga 206 vende të botës si dhe një ekip refugjatësh kanë ardhur në Brazil për të kokurruar në 28 sporte dhe do të ndiqet nga një audiencë botërore prej miliarda njerëz. Por kjo Olimpiadë është paraprirë nga skandali rus i dopingut, nga virusi “Zika “ dhe nga problemet me mjediset ku do të zhvillohen garat, nga çështjet e sigurisë dhe të infrastrukturës.

Megjithatë, është koha që sporti të zhvendoset tashmë në qendër të vëmendjes. Ky është edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike, por në fakt janë zhvilluar vetëm 28 të tillë, pasi ai i vitit 1916, 1940 dhe 1944 nuk u zhvilluan për shkak të luftërave botërore. Olimpiada “Rio 2016”, që janë të parat që zhvillohen në Amerikën e Jugut, zhvillohen zyrtarisht nga data 5, deri më 21 gusht, por ata kanë 3 ditë që kanë nisur.

Do të jenë mbi 10,500 sportistë nga 207 delegacione, një shifër rekord kjo, që do të konkurrojnë në Rio, përfshi Ekipin Olimpik të Refugjatëve, ndërsa merr pjesë për herë të parë edhe Kosova dhe Sudani i Jugut. Ekipi Olimpik të Refugjatëve do të konkurrojë nën flamurin olimpik dhe ka 10 anëtarë, 5 nga Sudani i Jugut, dy nga Siria, dy nga Republika Demokratike e Kongos dhe një nga Etiopia.

Me 554 sportistë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë delegacionin më të madh në këtë Olimpiadë, ndërsa atleti i 100 metrave, Etimoni Timuani, është i vetmi sportit i delegacionit të kombit ishullor të Paqësorit, Tuvalu. Lojërat Olimpike “Rio 2016” do të jenë të parat në të cilat do të marrin pjesë sportistë që kanë lindur pas vitit 2000, përfshi edhe sportisten më të re, notaren 13-vjeçare nga Nepali, Gaurika Singh.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh