(Video) Rio 2016 / Mbyllet edhe bateria A, Evangjeli Veli, e 8-ta në botë

Share Button

Evangjeli-Veli-gare-pershendetje

AlbanianSport.com 07.08.2016 22:40

ASNN – Shqipëria ka nisur të dielën në mbrëmje zyrtarisht konkurrimin në Lojërat e 31-ta Olimpike, që po mbahen në Brazil, dhe e para që është ngjitur në pedanë, është peshëngritësja Evangjeli Veli. Ka qenë një paraqitje mjaft e mirë e peshëngritëses shqiptare në grupin B, por, përsa i përket renditjes përfundimtare, në përfundim edhe të grupit A, që e ka zhvilluar garën të dielën në mbrëmje vonë, Veli është renditur e 8-ta midis 13 sportisteve pjesëmarrëse në dygarësh.

Evangjeli Veli është renditur e 8-ta në botë në peshëngritje, në kategorinë e peshës trupore deri në 53 kg, që i zhvilloi garat të dielën. Ndonëse ishte e fundit e shtuar në listën e pjesëmarrësve në delegacionin olimpik shqiptar në Lojërat e 31-ta Olimpike, që po mbahen në Rio, Veli ka qenë sportistja e parë e kuqezi ka garuar në Brazil. Në fakt, Veli është përfshirë në çastet e fundit në delegacionin kuqezi, falë problemeve me dopingun të peshëngritjes ruse, madje duke mos arritur të parakalonte në ceremoninë e hapjes.

Veli ka garuar në kategorinë e peshës trupore deri në 53 kg, duke i ngritur me sukses të 3 provat në shkëputje. Ajo e ka nisur me 68 kg, në provën e parë, duke ngritur 72 kg në atë të dytën dhe duke e mbyllur me 75 kg në të 3-tën. Me 75 kg, ajo është renditur e dyta në stilin e shkëputjes, ndërsa në atë të shtytjes, ajo ka kryer me sukses vetëm një provë, atë të dytën. Pasi ka dështuar me 88 kg në provën e parë, ajo ka ngritur me sukses 90 kg në të dytën, duke vijuar të dështojë me 96 kg në të 3-tën.

Me 90 kg, ajo ka marrë vendin e dytë edhe në stilin e shtytjes, ndërsa me 165 kg në total, ka marrë vendin e dytë edhe në dygarësh. Një paraqitje mjaft e mirë e peshëngritëses shqiptare në grupin B, por, përsa i përket renditjes përfundimtare, në përfundim edhe të grupit A, që e ka zhvilluar garën të dielën në mbrëmje vonë, Veli është renditur e 8-ta midis 13 sportisteve pjesëmarrëse në dygarësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh