AlbanianSport.com 05.08.2016 13:25
ASNN – Sonte, duke u gdhirë dita e re, në ora 01:00 pas mesnate, dhe për afro 3 orë, vëmendja e sportdashësve shqiptarë do të jetë në Rion e largët, në Brazili, aty ku do të mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike. Përllogaritet që afro 3 miliardë njerëz anembanë planetit do ta ndjekin ceremoninë ku Brazili do të shpalosë thesaret natyrore dhe kulturore të njërit prej kombeve më shumëngjyrëshe.
Nëse ka ndonjë aspekt që i ka përkufizuar gjithmonë Lojërat Olimpike, përtej sportit, është ceremonia e hapjes dhe pritja për të. E njëjta gjë vlen edhe sot për “Rio 2016”, e për më tepër kur bëhet fjalë për atë që është kryeqyteti i karnavaleve të atij që njihet ndryshe si vendi i sambas, Brazili. Përllogaritet që afro 3 miliardë njerëz anembanë planetit do ta ndjekin ceremoninë.
Për këtë ceremoni janë dashur 5 vjet që të përgatitet dhe ku do të angazhohen mbi 6,000 interpretues, të cilët do të përdorin afro 12,000 kostume. Në vetvete ceremonia është një sekret dhe pak është zbuluar nga mediat, por është konfirmuar që supermodelja braziliane, Zhizelë Bundshen and dama britanike, Xhudi Denç, do të jenë protagoniste.
Ajo që është theksuar, është se do të jetë një ceremoni me një nivel të ulët teknologjik, ku Brazili do të shpalosë thesaret natyrore dhe kulturore të njërit prej kombeve më shumëngjyrëshe. Samba, karnavalet dhe shpirti i famshëm i festës në Brazil do të spikatin në ceremoninë 3-orëshe, që do të bëjë thirrje edhe për shpëtimin e planetit nga ndryshimet klimaterike.