AlbanianSport.com 06.05.2017 07:55
ASNN – Mosha nuk është kurrë pengesë për t’u marrë me sport, sikundër dëshmon edhe kjo atlete indiane, rekordmene e 100 metrave.
Rekordi i saj është vetëm 63 sekonda më i ngadaltë sesa ai i Boltit, por kjo bëhet edhe më e pranueshme teksa mëson se indiania është 101 vjeç.
Ka Jusein Bolt… por ka edhe Man Kaur. Të dy janë rekordmenë të garës së 100 metrave, por, natyrisht në nivele të ndryshme.
Ndërkohë që sprinteri i famshëm xhamajkan është njeriu më i shpejtë në botë me rekordin 9 sekonda e 58 të qindtat në 100 metra, indiania është është rekordmene e kësaj disipline në kategorinë e të moshuarve.
Rekordi i saj është vetëm 63 sekonda më i ngadaltë sesa ai i Boltit, por kjo bëhet edhe më e pranueshme teksa mëson se diferenca midis tyre është plot 71 vjet. Indiania Man Kaur është 101 vjeç dhe vështrimin e ka hedhur tanimë tek gara e 200 metrave.