AlbanianSport.com 23/01/2019 12:25
ASNN – Një mëngjes në janar, në Moskë temperatura është rreth -10 gradë Celsius. Në një nga terrenet e rralla të regbisë të kryeqytetit rus, janë mbledhur qindra njerëz për të marrë pjesë në një turne “regbi në borë”. Megjithëse regbija mbetet ende larg sporteve të popullarizuar në Rusi, versioni në dëborë i lojës duket disi tërheqës.
Në periferi të Zelenogradit, 28 meshkuj dhe 12 femra konkurrojnë në edicionin e 8-të të “turneut më të madh regbisë së dëborës në Evropë dhe ndoshta në botë”, sipas organizatorit Vladimir Dorofiiv. Rregullat janë të ngjashme me ato të “regbisë në plazh”, në të cilën Rusia ka një reputacion të mirë.
Loja është luajtur në një fushë të vogël, të mbuluar me dëborë, me dy ekipe me 5 lojtarë, me dy pjesë nga 30 minuta me 5 minuta pushim. Kjo lejon “një lojë shumë të shpejtë, shumë dinamike”, – thotë Dorofiiv, i cili mbikëqyr versionet e regbisë si në plazh dhe në borë, në Federatën e Regbisë së Rusisë.
Dorofiiv ka shpresa të mëdha për këtë sport. Rusia është kualifikuar në Kampionatin Botëror të Regbisë, por synimi i tij madhor është që të shohë përfaqësuesen edhe në Olimpiadë.