AlbanianSport.com 05/12/2018 19:20
ASNN – Sporti i regbisë po shihet nga të burgosurit në Venezuelë si një mundësi për t’u integruar sërish në shoqëri kur të rifitojnë lirinë. Falë një programi që nisi një dhjetëvjeçar më parë për të rehabilituar të burosurit e rinj në moshë në 13 prej burgjeve më të rrezikshme të vendit amerikanolatin synonte shfrytëzimin e sportit të regbisë si një mënyrë për të hequr dorë nga veset e këqija dhe për t’u integruar më lehtësisht në shoqëri pas kryerjes së dënimit.
“Këtu mund ta shohësh që, nëse ia del, nëse punon fort dhe përpiqesh të nxjerrës në pah vlerat dhe aspektet pozitive të këtyre individëve, do të habitesh kur zbulon se ata që dikur konsideroheshin si të pakorrigjueshëm dhe që nuk mund të ishin më pjesë e shoqërisë, janë sot ata që japin një shembull të shkëlqyer në fushën e lojës”, – thotë Alberto Vollmer, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Santa Teresa”, që e ka mbështetur këtë program.
Ky program u ka thënë shpresë mjaft të burgosurve, sikundër e shpreh edhe Andri Bolívari, i cili luan regbi. “Pasi ta kalojmë procesin nëpër të cilin po kalojmë tani, do të më pëlqente që, pasi të dilja që këtu, të kthehesha në shoqëri si një ish-i burgosur, por një lojtar i vërtetë regbije, dhe, nëse Zoti do të ma mundësonte, të luaja pse jo, edhe me përfaqësuesen e Venezuelës”, – thotë ai. Ky program synon rehabilitimin e rreth 2,000 të rinjve që po kryejnë dënimet e tyre nëpër burgjet e Venezuelës.