(Video) Regbi / Tirana korr të parën fitore ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë

Share Button

AlbanianSport.com 12/04/2019 17:35

ASNN – Bardheblutë triumfojnë 46-6 në Bosnjë-Hercegovinë ndaj FIS Vitezhit në Superligën Ballkanike. Pas një sezoni të parë të përqendruar më tepër tek njohja ndërkombëtare dhe përfitimi i përvojës, edhe duke qenë një sport rishtar, regbija shqiptare ka korrur ditët e fundit një sukses historik në veprimtaritë rajonale.

Ka qenë pikërisht “flamurmbajtësja” e këtij sporti në Shqipëri, Klubi i Regbisë Tirana, e cila ka shënuar fitoren e parë të një ekipi shqiptar në një veprimtari ndërkombëtare të regbi ligës, që është një version më i thjeshtuar i regbisë klasike. Bardheblutë, që po marrin pjesë për të dytin sezon radhazi në Superligën Ballkanike të Regbi Ligës, kanë fituar me rezultatin e thellë, 46-6, ndaj skuadrës boshnjake të FIS Vitezhit.

Sezonin e shkuar, në debutimin e tyre, kryeqytetasit e regbisë i patën humbur të dy përballjet me një skuadër serbe dhe një skuadër greke, por këtë sezon, teksa janë pjesë e grupit A1 të Divizionit të dytë, e kanë nisur mbarë me këtë fitore në Bosnjë-Hercegovinë ndaj skuadrës vendase. Po në kuadër të këtij grupi, skuadra bardheblu do të përballet në maj me malazezët e skuadrës së Rajonit Jugor,

dhe një fitore tjetër në këtë takim, që do të luhet në kryeqytetin shqiptar, do të nënkuptonte kalimin në fazën tjetër. Megjithatë, kjo fitore mbetet historike për regbinë shqiptare, e cila po ecën me hapa të vegjël, por të sigurt, drejt zgjerimit si sport, por edhe drejt afirmimit edhe në arenën rajonale dhe atë ndërkombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh