AlbanianSport.com 11/12/2018 16:50
ASNN – Shqipëria është pranuar anëtare me statusin e vëzhgueses në Federatën Evropiane të Regbi Ligës dhe për drejtuesit e këtij sporti në vend, ky është një hap i madh përpara.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Regbi Ligës, Kein Turdiu, ky pranim sjell edhe përfitime të tjera. Turdiu është optimist edhe për masivizimin e këtij sporti.
Pranimi i Shqipërisë si anëtarja e 39-të e Federatës Evropian vjen pasi ekipi kombëtar është përfaqësuar për herë të parë në nivel ndërkombëtar, ndërsa Tirana merr pjesë për herë të dytë në Ligën Ballkanike.