AlbanianSport.com 13/06/2020 18:25
ASNN – Mjedise të reja në qendër të Tiranës për fondin më të madh të pensioneve private në vend. “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” numëron mbi 900 zyra, 1,500 punonjës dhe mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoninë e Veriut. Më së fundmi, Fondi i Pensioneve Private të kësaj kompanie e ka zhvendosur drejtorinë e saj qendrore në zyrat e reja në qendër të Tiranes dhe ndodhet tani pas Kullave Binjake, ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Fondi i Pensioneve Private SIGAL Life Uniqa Group Austria e ka zhvendosur drejtorinë e saj qendrore në zyrat e reja në qendër të Tiranes. Fondi me i madh ne Shqiperi per pensionin privat ndodhet tani pas Kullave Binjake, ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë Ambasadës së Kosoves, si dhe ka shtrirje me zyrat e tij në të gjithë Shqipërinë. “Në kuadër të zhvillimeve që ka Fondi Pensioneve SIGAL, bëjnë pjesë edhe mjediset e reja që shohim sot”, – thotë Drejtori i Fondit të Pensioneve Private “SIGAL Life Uniqa Group Austria”, Naim Hasa.
“Gjithë ky investim bëhet për t’i shërbyer sa më mirë klientit tonë, duke qenë sa më pranë e për t’i siguruar atij informacion të përditësuar për asetet që ai ka dhe investimet e tyre e shërbime sa me të shpejta”, – ka shtuar ai. Për Drejtorin e këtij fondi, epërsitë e fondit privat të sigurimeve janë të shumta. “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” numëron mbi 900 zyra, 1,500 punonjës dhe mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoninë e Veriut.