AlbanianSport.com 14/11/2018 12:30
ASNN – Mjediset e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit do t’i japin lojës më popullore një tjetër dimension sa i përket administrimit të saj në vendin tonë.
Kështu është shprehur të mërkurën Presidenti i organizmit që qeveris futbollin në vend, Armand Duka, gjatë inspektimit të punimeve për ndërtesën e re të FSHF-së.
Mjediset e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat kanë një sipërfaqe afro 4,000 m2, dhe kushtojnë mbi 4 milionë Euro, janë pjesë e kompleksit të ri që përfshin edhe dy ministadiume futbolli dhe që kap një vlerë të përgjithshme prej mbi 7 milionë Euro.