(Video) Polonia / Souza, pa iluzione: Ndeshja me Shqipërinë, vendimtare

Share Button

AlbanianSport.com 30/08/2021 22:25

ASNN – Portugezi i stolit të Polonisë flet për mungesat, kërkon maksimumin ndaj Kombëtares kuqezi. Trajneri Paulo Souza e ka pohuar se përballet me disa probleme në prag të 3 ndeshjeve të fillimshtatorit në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm, teksa ai ka të paktën 5 mungesa për sfidën me Shqipërinë, San Marinon dhe Anglinë. “Çështja është se ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi as Franca, as Anglia, as Italia dhe as Gjermania”, – ka thënë ai fillimisht në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën.

“Kur na mungon dikush nga titullarët, nuk kemi një tjetër që të jetë në të njëjtin nivel, – ka vijuar ish-lojtari i njohur portugez. – Prandaj na duhet të përballemi me këtë fakt dhe të gjejmë zgjidhje të tjera, çka do të thotë se do të shfrytëzojmë gjithçka kemi në dispozicionin tonë dhe po e përgatitim Paveł Davidoviçin për një rol në mesfushë. Por do të shohim sepse mesfusha është me të vërtetë një dhimbje kokë.” Skuadra e Souzës mban vendin e 4-t në renditjen e grupit I, me 4 pikë, pas një fitoreje, një barazimi dhe një humbjeje të marrë në 3 ndeshjet e para.

Dhe portugezi i stolit polak nuk ka iluzione sa i përket ndeshjes me Shqipërinë, që mban vendin e 3-të, me 6 pikë. “Unë e kam përsëritur që për ne, ndeshja me Shqipërinë është vendimtare sa u përket objektivave tona në këtë grup, – ka këmbëngulur Souza. – Ne do të synojmë ta kontrollojmë lojën përballë Shqipërisë nëpërmjet kontrollit të topit. Natyrisht që do të luajmë më drejtpërdrejt dhe ta çojmë topin sa më shpejt në pjesën fundore të fushës, në sulm. Pastaj na duhet që aty, në zonën kundërshtare, të kemi numrin e duhur të lojtarëve.”

Pas ndeshjes në fushën e vet me Kombëtaren kuqezi, më 2 shtator, Polonia viziton 3 ditë më pas San Marinon, për t’u ndeshur me përfaqësuesen vendase, dhe kthehet në shtëpi për të pritur Anglinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh