AlbanianSport.com 22/08/2018 13:20
ASNN – Kemi parë edhe më herët njerëz që shpalosin një shpejtësi të pazakontë dhe të krahasohen shpesh me legjendën e garave të shpejtësisë, Jusein Bolt. I tillë ka qenë rastin e një gjyqtari të futbollit amerikan të kolegjeve, të quajtur Stiv Pollard. 50-e-ca-vjeçari ka shpalosur një shpejtësi të pazakontë për një gjyqtar, e për më tepër, të moshës së tij, në një ndeshje të para 3 viteve.
Por një tjetër pretendent serioz ka hedhur dorashkët e sfidës në këtë arenë shpejtësie. Bëhet fjalë për një polic amerikan, që është filmuar nga helikopteri duke bërë një vrapim tejet të shpejtë teksa po ndiqte një person të dyshuar nëpër autostradë në Xhefersontaun në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse personi i dyshuar ishte mbi 40 metra larg policit, ai arrin t’i vihet pas dhe ta rrëzon në tokë.
Por, është interesant fakti se kolegu i tij, që ishte më afër të dyshuarit, nuk arrin ta kapë, ndërsa polici protagonist, që tanimë ka marrë nëpër rrjetet sociale pseudonimin “rrufeja”, ishte me dhjetëra metra prapa, por i afrohet e kalon dhe e përplas në tokë të dyshuarin.