AlbanianSport.com 14/01/2020 19:25
ASNN – Trajneri 51-vjeçar i liqenorëve vlerëson lart skuadrën e tij, por u trembet prapaskenave. Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj, shprehet besimplotë, por edhe i kujdesshëm, sa i përket gjasave që skuadra e tij ka për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.
Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, 51-vjeçari thotë se nuk u trembet rivalëve dhe zbulon sekretin e suksesit të deritanishëm. Pogradeci e mbylli 2019-ën në vendin e parë të renditjes së grupit B, apo grupit të Jugut, me 26 pikë të marra në 12 javë, një më tepër sesa Lushnja.
Pogradeci është mundur minimalisht përballë Vllaznisë në miqësoren e luajtur në shtëpi të shtunën, pas një 11-metërshi të saktë të Bardullës në pjesën e dytë.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: