(Video) Peshëngritje / Shtyhet për herë të dytë Evropiani i shtangës në Moskë

Share Button

AlbanianSport.com 15/04/2020 17:05

ASNN – Nga java e 3-të e prillit, në javën e dytë të qershorit dhe tanimë pa datë të re, turneu i Moskës mbetet pezull. Shtyhet për herë të dytë Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur. I planifikuar për t’u mbajtur në javën e 3-të e prillit, ai u shty fillimisht në javën e dytë të qershorit dhe tanimë ka mbetur pa datë të re. Ky turne kontinental duhej të mbahej në kryeqytetin e Rusisë, por epidemia e koronavirusit ka shkaktuar sërish shtyrjen e tij.

Supozohej të kishte nisur më 13 prill dhe të mbyllej më 21 prill, por ra në 10-ditëshin e parë të marsit viktimë e epidemisë së koronavirusit, e cila po merrte përmasa gjithnjë e më globale. I planifikuar të mbahej në javën e 3-të të prillit në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të Rritur u zhvendos fillimisht në verë dhe supozohej të zhvillohej në javën e dytë të qershorit.

Një gjë e tillë ishte njoftuar si nga Federata Evropiane (EWF), ashtu edhe ajo Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF), nëpërmjet një komunikate të shkurtër për shtyp, që sqaronte se, bashkë me këtë veprimtari, janë shtyrë mbledhjet e Komiteteve të Federatës Evropiane, por edhe Kongresi Zgjedhor i saj dhe mbledhja e parë e Bordit të ri Ekzekutiv që do të dilte nga këto zgjedhje.

Por të martën në mbrëmje, ka ardhur edhe njoftimi i ri nga organizmi që qeveris shtangën kontinentale, se Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të Rritur është shtyrë për herë të dytë. “Duke qe në se gjendja sa i përket epidemisë së koronavirusit anembanë kontinentit tonë nuk është më e mirë, krahasuar me atë që ishte kur morëm vendimin për shtyrjen e parë, më 10 mars, Bordi Ekzekutiv i Federatës Evropiane vendosi përsëri për shtyrjen e Evropianit, që duhej të niste më 13 qershor 2020”, – thuhet në njoftimin më të fundit të fundit të EWF-së.

“Datat e reja të zhvillimit të kësaj veprimtarie do të vendosen më vonë”, – sqaron njoftimi në fjalë. Shqipëria planifikonte të merrte pjesë me një delegacion prej 6 deri në 8 sportistësh në këtë Evropian, që tanimë nuk dihet ende se kur do të zhvillohet, ndërsa midis kandidaturave për anëtar të Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, është edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh