AlbanianSport.com 15/02/2024 21:15
ASNN – Briken Calja, i 5-ti në Evropianin e Sofjes. Peshëngritësi kuqezi nuk arrin dot në podium, por shpreson për normën olimpike. Briken Calja e ka mbyllur konkurrimin e tij në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur me një vend të 5-të në dygarësh, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për kualifikimin për në Olimpiadën e Parisit.
Në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kg ai ka marrë vendin e 7-të në shkëputje, vendin e 5-të në shtytje dhe vendi i 5-të në dygarësh me 328 kg. Kështu, Nuk ka arritur dot deri në podium, edhe pse e ka humbur për vetëm një kg dhe Briken Calja e ka mbyllur konkurrimin e tij në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur me një vend të 5-të në dygarësh.
Sidoqoftë, ai ka mbajtur kështu gjallë shpresat për kualifikimin për në Olimpiadën e Parisit. Calja ka ngritur vetëm një provë në stilin e shkëputjes, atë të dytën me 148 kg, duke mos arritur të ngrejë të 3-tën me 153 dhe duke mbetur në vendin e 7-të. Mjaft më premtues ka qenë stili i shtytjes për sportistin kuqezi,që ka ngritur 180 kg në provën e parë, por ka dështuar në dy të tjerat, me 185 dhe 186 kg.
Duke mbetur kështu në vendin e 5-të, ashtu sikundër do të renditet i 5-ti edhe në dygarësh, me 328 kg. Me pak fjalë, vetëm dy prova të vlefshme për peshëngritësin kuqezi ndërsa të premten në mbrëmje ngjitet në pedanë peshëngritësi tjetër kuqezi, Kristi Ramadani, në baterinë B, dhe në mbrëmje Erkand Qerimaj, në baterinë A të kategorisë së peshës trupore deri në 81 kg.