(Video) Peshëngritje / Mbahet Kampionati Kombëtar për Të Rritur & Të Rritura

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2024 16:10

ASNN – Peshëngritja shqiptare ka ngritur siparin e vitit 2024 me Kampionatin Kombëtar për Të Rritur dhe të Rritura, aty ku kanë shkëlqyer Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha, të cil ët janë shpallur përkatësisht sportistja dhe sportisti më i mirë, ndërsa si ekipe, “kampionë” janë shpallur Partizani për femra dhe Tirana për meshkuj.

Kështu, organizmi që qeveris shtangën në vend, Federata Shqiptare e Peshëngritjes, ka çelur sezonin e garave për vitin 2024, teksa të shtunën është mbajtur në kryeqytet Kampionati Kombëtar për të rritur. Në këtë eveniment kombëtar u ngjitën në pedanë dhe garuan 60 sportistë, të cilët përfaqësonin klube të ndryshme të vendit.

Siç është bërë e modës gjatë këtyre viteve të fundit, teksa nuk është zhvilluar në asnjë pallat apo sallë sportive të kryeqytetit, edhe këtë herë kjo veprimtari madhore, edhe pse kombëtare, u zhvillua në bodrumin e Parkut Olimpik të Tiranës, aty ku ndodhet palestra e Peshëngritjes.

Duhet theksuar se ky kampionat pati edhe mungesën e dy emrave të mëdhenj të shtangës shqiptare të meshkujve, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të cilët zgjodhën të mos merrnin pjesë.  Dhe, në mungesë të tyre kanë spikatur një numër elementësh të rinj dhe premtues të shtangës.

Ndonëse bëhet fjalë për veprimtarinë më të rëndësishme në rang kombëtar, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka bërë të ditur se dy peshëngritësit e spikatur, ai shtërmenas dhe ai shkodran, kanë zgjedhur që të ruajnë forcat për Kampionatin Evropian për Të Rritur dhe Të Rritura që do të mbahet në shkurt të këtij vitit në Bullgari.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh