AlbanianSport.com 14/04/2020 21:35
ASNN – Shtangistja e re rrëfen stërvitjen në kushtet e shtëpisë dhe synimet për Evropianin. Kleopatra Saliaj u shpall kampione e Evropës në stilin e shtytjes dhe nënkampione e kontinentit në shkëputje dhe dygarësh, në Kampionatin Evropian të Nën-15 dhe Nën 17-vjeçarëve, që u mbajt në fund të vitit të shkuar në Izrael.
Tanimë, ndonëse në kushtet e shtëpisë, talentja e shtangës kuqezi po përgatitet për Evropianin e Të Rriturve në Moskë, aty ku synimet janë të mëdha. Kleopatra Saliaj është një nga talentet më premtuese të peshëngritjes shqiptare dhe, sikundër të gjithë sportistët në këtë kohë karantine, edhe ajo po stërvitet në kushtet e shtëpisë.
Ndonëse në një moshë ende të re, 18-vjeçarja ka shpresa të mëdha për Evropianin e Moskës. Kleopatra Saliaj u shpall kampione e Evropës në stilin e shtytjes dhe nënkampione e kontinentit në shkëputje dhe dygarësh, në Kampionatin Evropian të Nën-15 dhe Nën 17-vjeçarëve, që u mbajt në fund të vitit të shkuar në Izrael.