(Video) Peshëngritje / Feher: Shtanga shqiptare, në rrugë të mbarë!

Share Button

AlbanianSport.com 04/05/2020 20:10

ASNN – Lektori hungarez i Federatës Botërore vlerëson luftën e shtangës kuqezi kundër dopingut. Shtatë peshëngritësit që iu nënshtruan testeve anti-doping gjatë Kupës së Shqipërisë në fillim të marsit, por edhe dy pretendentët olimpikë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, kanë rezultuar të gjithë negativë. Një gjë e tillë është vlerësuar lart edhe nga lektori i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tamas Feher, i cili thekson se kjo nënkupton se shtanga kuqezi është në rrugë të mbarë.

Në fillimin e 10-ditëshit të fundit të nëntorit të vitit të shkuar, lektori i Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF), Tamas Feher, drejtoi një seminar teoriko-praktik me trajnerët shqiptarë të shtangës. Duke folur të hënën posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Budapesti, eksperti hungarez shpreson që sportistët shqiptarë të jenë duke e përballuar mirë këtë periudhë karantine. “Ne po jetojmë në një periudhë mjaft të vështirë në sportin e peshëngritjes për shumë arsye”, – ka thënë ai.

“Një nga arsyet është padyshim kriza e shkaktuar nga koronavirusi, që na e ka bërë jetën mjaft të vështirë, – ka vijuar eksperti ndërkombëtar. – Unë shpresoj që të gjithë miqtë e mi në Shqipëri, të gjithë peshëngritësit apo trajnerët, të jenë të paktën duke u stërvitur në shtëpi, për ta përgatitur veten për garën e radhës, që, sipas të gjitha gjasave do të jetë Kampionati Evropian në Rusi dhe nuk do të kenë probleme nga shtyrja e Lojërave Olimpike.”

Një nga aspektet e rëndësishme të seminarit të tij teoriko-praktik në Tiranë vitin e shkuar ishte edhe dopingu dhe hungarezi nuk e ka fshehur kënaqësinë që 7 sportistët që iu nënshtruan testeve gjatë Kupës së Shqipërisë në fillim të marsit, por edhe dy pretendentët olimpikë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, kanë rezultuar të gjithë negativë. “Unë mora ca lajme të mira nga Shqipëria dhe nuk e kisha vënë në dyshim që të këto lajme të mira nuk do të vononin”, – thotë Feheri.

“Pas disa vitesh të vështira në këtë drejtim, në kontrollet më të fundit të antidopingut, të gjithë rezultuan negativë, çka unë po e prisja dhe jam i lumtur që kështu ndodhi, – ka vijuar ai. – Për mua kjo do të thotë që Federata Shqiptare e Peshëngritjes po punon mjaft mirë për të mbuluar siç duhet këtë aspekt të stërvitjes.” Për 60-vjeçarin, kjo ka ardhur edhe si pasojë e ndërgjegjësimit të komunitetit të shtangës dhe prandaj ai është optimist për të ardhmen e peshëngritjes shqiptar.

“Në krahun tjetër, trajnerët dhe sportistët e kanë kuptuar tanimë se ku janë kufinjtë e tyre në këtë drejtim, se çfarë duhet të bëjnë e çfarë nuk duhet të bëjnë, – theksoi ai. – Dhe kjo më bën të sigurt se Federata Shqiptare e Peshëngritjes është në rrugë të mbarë për një të ardhme të mirë, e drejtuar nga miku im dhe dashamirësi i këtij sporti, Theodhor Masllavica, dhe prandaj i uroj atij dhe gjithë komunitetit të shtangës në Shqipëri të vazhdojnë në këtë rrugë dhe suksese në Evropianin e Moskës.”

Ndërkohë që Calja dhe Qerimaj kaluan me sukses testet e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA), 7 peshëngritës e testuar nga Organizata Kombëtare e Anti-Dopingut në veprimtarinë e 6 marsit ishin Shqiponja Brahja, Evagjeli Veli, Kleopatra Saliaj, Romario Avdiraj, Mateus Caci, Edison Nelo dhe Krenar Shoraj.

Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh