AlbanianSport.com 08/02/2019 18:25
ASNN – Shkodrani merr lajmin e gëzuar, dopingu i rumunit Kaptari e ngjit shtangistin kuqezi në podium. Erkand Qerimaj është tanimë mbajtës i një medaljeje të bronztë në shkëputje, të fituar në Botërorin e fundvitit 2019 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë shtangisti shkodran, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Kjo medalje e bronztë erdhi pas rezultimit pozitiv për doping të një peshëngritësi rumun. Pothuajse me 13 muaj vonesë, por më mirë vonë sesa kurrë.
Dopingu, kjo dukuri kaq e përhapur në peshëngritjen botërore, e cila rrezikon pjesëmarrjen në Olimpiadën e 2024-ës për këtë arsye, këtë herë i ka ndihmuar peshëngritësit shqiptar. Sepse Erkand Qerimaj është tanimë mbajtës i një medaljeje të bronztë në shkëputje, të fituar në Botërorin e fundvitit 2019 në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë shtangisti shkodran, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Kjo medalje e bronztë erdhi pas rezultimit pozitiv për doping të peshëngritësit rumun Dimitru Kaptari.
30-vjeçari Qerimaj e pati mbyllur stilin e shkëputjes i 4-ti, me 155 kg të ngritura që në provën e parë, teksa kishte dështuar në dy prova të tjera me 157 kg. Por rumuni, i cili pati garuar në baterinë B, kishte ngritur 156 kg, duke u ngjitur në podium në këtë stilin. Tanimë është shqiptari që ngjitet në podium, ndërsa sidoqoftë mbetet i 6-ti në dygarësh në renditjen e kategorisë së peshës trupore deri në 77 kg në Botërorin e para dy viteve në SHBA. Nga 6 prova të mundshme, shkodrani i peshëngritjes pati realizuar vetëm dy, dhe për rrjedhojë, teksa ishte i 4-ti në shkëputje dhe i 9-ti në shtytje.
Kurse me totalin 342 kilogram është i 6-ti në renditjen përfundimtare. Kjo medalje e Qerimajt është padyshim një lajm i mirë për peshëngritjen shqiptare, e cila, tanimë me drejtues të rinj e një frymë të re, po përpiqet të kthejë faqen dhe të lërë pas një 10-vjeçar të turbulluar nga problemet e theksuara me përdorimin e substancave të ndaluara.