(Video) Peshëngritje / Carja & Kofsha, më të mirët, Partizani & Tirana, si ekipe

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2024 18:00

ASNN – Kampionati Kombëtar për Të Rritur dhe të Rritura u zhvillua të shtunën në Tiranë dhe në garën e femra spikati Enkileda Carja, e cila vetëm pak ditë para kampionatit u transferua te skuadra e Teutës. Ndonëse ende nuk ka bërë 16 vjeç, Carja, që stërvitet nga trajnerja Eglantina Kalemi, meritoi vlerësimin e sportistes më të mirë të këtij kampionati.

Shtangistja e talentuar dhe premtuese nga Elbasani, kampione dhe rekordmene e Europës me moshat, konkurroi në kategorinë e peshave 64 kg. Ajo regjistroi 82 kg në stilin e shkëputjes dhe 100 kg në shtytje, duke e mbyllur dygarëshin me 182 kg. Një paraqitje e shkëlqyer nga Carja, e cila vijon të mahnitë me rezultatet e saj, tashmë duke dominuar edhe në kampionatin e të rriturave.

Ndërkohë në rang ekipor për femra kampione u shpall skuadra e Partizanit. Vajzat e drejtuara nga trajneri Ervis Tabaku u klasifikuan në vend të parë, duke lënë pas Tiranën dhe Teutën. Ndërkaq, edhe te meshkujt triumfi në Kampionatin Kombëtar ka shkuar për një talent të madh si Ertjan Kofsha. 18-vjeçari i Shtërmenit u shpall “kampion kombëtar” në kategorinë e peshave 89 kg, gjithashtu edhe sportisti më i mirë i veprimtarisë.

Kofsha regjistroi rezultatin 155 në stilin shkëputjes dhe 185 në shtytje, për ta mbyllur dygarëshin me 340 kg. Një rezultat ky shumë i mirë i Kofshës, që tregoi se nuk është vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e peshëngritjes shqiptare. Ndërkohë, për sa i përket nivelit ekipor, Tirana, nën drejtimin e trajnerit Sokol Bishanaku, vijon dominim e saj në shtangë, duke u shpallur përsëri “kampione”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh