AlbanianSport.com 20/04/2020 21:40
ASNN – Peshëngritësi rrëfen karantinën, beson te paraqitja e mirë në Evropian dhe Olimpiadë. Evropiani i Moskës dhe Olimpiada e Tokios janë shtyrë, por kjo nuk paraqet asnjë problem për peshëngritësin kuqezi, Briken Calja. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizonit Shqiptar, ai rrëfen karantinën, por edhe synimet për garat në vijim.
Periudha e karantinës paraqet vështirësi për sportistët shqiptarë anembanë vendin, por, duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizonit Shqiptar, peshëngritësi Briken Calja thonë se, për vetë karakterin që ka sporti i tij, ndikimi ka qenë mjaft më i vogël. Evropiani i Moskës është shtyrë për të dytë herë, por, për kampionin e shumëfishtë të kontinentit, problem mbeten vetëm kostot.
Po kështu, shtangistin kuqezi nuk e tremb as shtyrja e Lojërave Olimpike, aty ku ai, së bashku me atleten Luiza Gega, janë deri më tani të vetmit sportistë shqiptarë të kualifikuar me normë. Në Evropianin e 2018-ës në Rumani, Briken Calja u shpall “kampion” i 3-të i Evropës, me 3 medalje ari, ndërsa në atë të një viti më pas në Gjeorgji, ai mori edhe një medalje të arta dhe dy të argjendta.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.