(Video) Peshëngritje / Briken Calja e mbyll i 6-ti në Botërorin e Turkmenistanit

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2018 17:45

ASNN – Briken Calja e mbyll i 6-ti në botë, vetëm 4 kg në dygarësh larg medaljes në Botërorin e Turkmenistanit. Brilen Calja, kampion i trefishtë i Evropës në peshëngritje, ishte shpresa e ekipit kuqezi në Botërorin e Turkmenistanit. Sot në orën 16:00 me orën e Tiranës (20:00 me orën lokale), Calja u ngjit në pedanë në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kg, bateria A. Kjo ishte hera e parë që Calja dhe jo vetëm ai, garonin me versionin e ri të peshave, pra të ndryshuara.

Briken Calja e nisi garën në stilin e shkëputjes me 148 kg, provë të cilën e realizoi me sukses. Në provën e dytë Calja vuri në shtangë 153 kg, duke e ngritur po me sukses dhe duke hapur rrugën të garojë për medalje në këtë stil. Por në provën e tretë e vendimtare me 157 kg, Calja nuk ia doli të mbajë lart shtangën, një peshë që do ta fuste automatikisht në zonën e medaljeve. Për rrjedhojë, Briken Calja e mbylli stilin e shkëputjes me 153 kg në vendin e shtatë.

Në këtë stil vendin e parë e zuri kinezi Zhi-xhong Shi, që ngriti 164 kg, duke bërë diferencë me konkurrentët e tjerë. Në vendin e dytë në këtë stil u rendit bjellorusi Vadzim Ligharad me 156 kg, kurse në vend të tretë kinezi Lidong Feng me 155 kg. Pra Calja ishte vetëm 2 kg larg zonës së medaljeve në këtë stil. Në garën në stilin e shtytjes, Briken Calja e nisi me 181 kg në provën e parë, të cilën e realizoi. Në provën e dytë Calja vuri në shtangë 186 kg, duke e ngritur edhe atë.

Kjo i ka mundësuar edhe një klasifikim në dygarësh brenda tetëshes së parë. Natyrisht, vendimtare do të ishte prova e tretë sepse konkurrenca u bë mjaft e madhe me hyrjen në garë të shtangistëve kinezë. Në provën e tretë Calja nuk ia doli të realizojë 189 kg, që mund ta fuste atë në dygarësh në 5-shen më të mirë. Si përfundim e mbylli garën në  shtytje me 186 kg, në vend të 7-të. Në dygarësh Calja ngriti 339 kg, në vend të 6-të, po aq sa vendi i 5-të, koreanoveriori O Kang Col që ngriti në dygarësh po 339 kg.

Por aziatiku u klasifikua më mirë për shkak se e ngriti më parë këtë peshë. Nëse Briken Calja do të kishte realizuar prova të sakta, atëherë ai do të renditej në zonën e medaljeve, në vend të dytë me 345 kg. Sidoqoftë, vendi i 6-të në botë është një renditje e mirë. Duhet theksuar se kampion i botës në këtë kategori, doli kinezi Zhixhong Shi, i cili ngriti në shtytje në provën e dytë 196 kg dhe në dygarësh 360 kg, duke merituar vendin e parë në të dy stilet dhe në dygarësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh