(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

Share Button

AlbanianSport.com 16/02/2024 23:55

ASNN – Peshëngritje, Shqipëria merr 3 medalje të argjendta.Qerimaj e Ramadani pushtojnë shkallën e dytë të podiumit në Evropian. E premtja ka qenë një ditë e suksesshme për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, teksa janë marrë 3 medalje të argjendta në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg. Në stilin e shkëputjes, Erkand Qerimaj është shpallur “nënkampion” i Evropës, ndërsa në shtytje dhe në dygarësh ka qenë Kristi Ramadani që është shpallur nënkampion i dyfishtë i kontinentit.

Vijon konkurrimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të Rritur, që po mbahet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, dhe të premten pasdreke, Kristi Ramadani ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Baterinë B të kategorisë së peshës trupore deri në 81 kg, duke u renditur i pari në stilin e shkëputjes, me 151 kg, i pari në stilin e shtytjes, me 190 kg, dhe i pari në dygarësh, me 341 kg. Këto rezultat e bënin atë optimist në pritje të Baterisë A të kësaj peshe, aty ku në mbrëmje ka garuar edhe sportisti tjetër kuqezi, Erkand Qerimaj.

Ai dështoi në provën e parë me 152 kg, e ngriti në provën e dytë, ngriti me sukses 155 në provën e 3-të dhe e humbi medaljen e artë vetëm sepse italiani Rejes i kishte ngritur më parë 155 kg. Sidoqoftë, Qerimaj shpallet “nënkampion” i Evropës në stilin e shkëputjes, ndërsa Kristi Ramadani mbetet i 4-ti. Ndërkaq, ka qenë i pafat Erkand Qerimaj në stilin e shtytjes, teksa, pas vetëm një prove të suksesshme, mbetet i 6-ti me 180 kg,  dhe i 4-ti më dygarësh me 335 kg.

Mbyllet kështu konkurrimi në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg dhe, ndonëse garoi në baterinë B, Kristi Ramadani merr vendin e dytë dhe shpallet “nënkampion” i Evropës në stilin e shtytjes me 190 kg dhe po kështu i dyti dhe “nënkampion” i Evropës edhe në dygarësh, me 341 kg. Të dy sportistët i sjellin kështu Shqipërisë 3 medalje të argjendta, ndërsa janë edhe 4 peshëngritës të tjerë për të konkurruar në këtë Evropian të shtangës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh