(Video) Pas epidemisë së “Covid-19”, sporti shqiptar nis “vallen” zgjedhore

Share Button

AlbanianSport.com 01/07/2020 21:40

ASNN – Ministria kërkoi brenda 30 qershorit datat e zhvillimit të Asambleve Zgjedhore nëpër Federata. Edhe pse Lojërat Olimpike të Tokios, që duhet të mbaheshin në verën e këtij viti, u shtynë për në verën e vitit të ardhshëm, për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së virusit korona, 2020 është sidoqoftë viti i fundit i një cikli olimpik.

Kësisoj, ky është edhe vitit në të cilin duhet të mbahen edhe zgjedhjet në federatat e ndryshme sportive në Shqipëri dhe, për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, u ka dërguar një shkresë Federatave për ta njoftuar mbi datën e mbajtjes së Asamblesë Zgjedhore. Në fakt, ka patur interpretime se me shtyrjen e Lojërave Olimpike shtyhej edhe mandati i drejtuesve aktual, por të tilla interpretime nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe brenda 2020-ës duhet të mbyllet i gjithë cikli i proceseve zgjedhore nëpër Federata.

Aktualisht, vetëm Federata Shqiptare e Volejbollit e ka përmbyllur, madje që në janar të këtij viti, Asamblenë e saj Zgjedhore, duke rikonfirmuar edhe për një mandat presidentin Erlind Pëllumbi dhe ekipin e tij drejtues. Brenda kësaj jave pritet që Federata Shqiptare e Boksit të përmbyllë Asamblenë e saj zgjedhore, ndërsa burime zyrtare të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, kanë pohuar për RTSH Sport se po shqyrtohet mundësia e mbajtjes së Asamblesë Zgjedhore në nëntor të këtij viti.

Siç dihet, në këtë federatë, Presidenti aktual, Theodhor Masllavica, zëvendësoi para dy vjetësh të dorëhequrin Eleze Gjoza, i cili e drejtoi shtangën shqiptar për një mandat e gjysmë, pra vjet. Vetë Gjoza ishte zgjedhur në postin e presidentit të FSHP-së më 2012-ën, pas tërheqjes pas 3 mandatesh të Esat Ademit, që është padyshim një nga drejtuesit më të suksesshëm të kësaj federate sportive deri më tani.

Natyrisht, zgjedhjeve nuk mund t’u shpëtojë brenda 2020-ës as vetë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili është përfshirë prej disa vitesh nga përplasjet brenda tij. Në Asamblenë e fundit të Jashtëzakonshme, të mbajtur në kryeqytet në shkurt, u vendos që procesi zgjedhor të mbyllet brenda dhjetorit të këtij viti. Me pak fjalë, pas epidemisë së virusit “Covid-19”, sporti shqiptar pritet të nisë edhe vallen zgjedhore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh