AlbanianSport.com 27.06.2016 14:20
ASNN – “Një kundërshtar i fortë, por jo i pakalueshëm”. Kështu e kanë cilësuar drejtuesit e Partizanit ekipin sllovak të Sllovan Bratisllavës, me të cilin do të përballet në turin e parë eliminator të Ligës së Evropës.
Takimi i parë i këtij çifti, që do të luhet të martën në Stadiumin “Elbasan Arena”, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.
Në kuadër të turit të parë eliminator të Ligës së Evropës, Partizani përballet me Sllovan Bratisllavën, një kundërshtar që, sipas drejtuesve të Partizanit, është i fortë, por jo i pakalueshëm.
Për trajnerin e përkohshëm, Sulejman Starova, zhvendosja e ndeshjes nga kryeqyteti në Elbasan nuk pritet të ndikojë tek tifozeria. Takimi i së martës, midis Partizanit dhe Sllovan Bratisllavës, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.