AlbanianSport.com 15/01/2020 19:40
ASNN – Të kuqtë gjunjëzohen 0-2 në Antalia përballë hungarezëve të Hondvedit të Budapestit. Partizani është një nga 5 ekipet e Kategorisë Superiore që kanë zgjedhur Antalian në Turqi për të zhvilluar fazën dimërore stërvitore në përgatitje për gjysmën e dytë të sezonit.
Dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Adolfo Sormani po zhvillon edhe ndeshje miqësore dhe, pasi është mundur pak ditë më parë minimalisht përballë vendasve të Trabzonsporit, me një gol të pësuar në pjesën e parë, kampionia e Shqipërisë ka pësuar një tjetër humbje të mërkurën.
Të kuqtë kryeqytetas janë mundur 0-2 përballë hungarezëve të Honvedit të Budapestit, me nga një gol të pësuar për secilën pjesë loje. Në fakt, fati i pjesës së parë është vendosur në favor të Honvedit në minutën e 35-të, kur Lanzafame ekzekutoi mjeshtërisht një goditje të lirë në kufinjtë e zonës dhe nuk i dha asnjë mundësi portierit Hoxha.
Me këtë epërsi njëgolëshe është mbyllur pjesa e parë, ndërsa në të dytën, hungarezët do të gjejnë edhe një tjetër gol në minutën e 61-të. Partizani është munduar të reagojë, por pa arritur të gjejë dot golin që do të rihapte takimin dhe mundet kështu me rezultatin 0-2 përballë Honvedit të Budapestit në miqësoren e dytë në tokën turke.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: