AlbanianSport.com 14/11/2018 11:35
ASNN – Një material i shkurtër filmik, një video e postuar në rrjetet sociale nga klubi i kuq i Partizanit, ka qenë urimi special që vetë klubi kryeqytetas kishte zgjedhur për t’i uruar datëlindjen e 55-të trajnerit Skënder Gega. Trajneri dhe lojtarit Bruno Telushi që mbushi 38 vjeç, kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë.
Vëmendja më e madhe është sigurisht tek trajneri i kuq, të cilit klubi i postoi si urim special pikërisht videon me fjalimin e tij, aty ku trajneri mbledh grupin dhe u flet me fjalë të mëdha, për punën e përbashkët dhe një motivim që u jep shpresë të kuqve për vazhdimësinë.
Në fakt video dhe mesazhi janë emocionues, ndërsa komentet dhe urimet në platformat sociale kanë qenë të shumta. “Është ndeshje shumë e rëndësishme, është ndeshja jonë, është në fushën tonë, deri këtu kemi ardhur me meritë, asnjë lloj favori, deri këtu kemi ardhur me djersë, me sakrificë”, – ishin fjalët e Gegës me të cilat klubi ka zgjedhur të përshëndetë trajnerin në këtë ditë të veçantë.
“Duhet të luajmë me shpirt, me disiplinë, bashkë me njëri-tjetrin, pozitiv me njëri-tjetrin. Janë 90 minuta, çdo gjë që të ndodhë, duhet ta mbyllim të gjithë bashkë”, ishin fjalët e Gegës me të cilat klubi ka zgjedhur të përshëndetë trajnerin në këtë ditë të veçantë.”, janë fjalët e trajnerit Gega të zgjedhur nga klubi i kuq si mesazh për videon e shpërndarë në profilin zyrtar të klubit në “Facebook”.