(Video) Partizani / Firmos Bonifeis: Shanset e të kuqve për titullin, 99 %!

Share Button

AlbanianSport.com 04.01.2017 15:30

ASNN – Methju Bonifeis është futbollisti i ri që do të veshë fanellën e Partizanit përgjatë dy fazave të mbetura të kampionatit. 22-vjeçari nga Nigeria është prezantuar të mërkurën nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Genci Tomori, dhe do të mbajë fanellën me numër 9. Bonifeis fillimisht ka ardhur në Shqipëri për të luajtur me Skënderbeun, por për arsye dokumentacioni nuk mundi të aktivizohej.

Gjatë kësaj kohe ka luajtur me Trepçën në Kosovë. I njoftuar si blerja e parë në merkaton e janarit, nigeriani, është prezantuar në klubin e kuq, duke zbuluar edhe arsyet pse firmosi. “Pranova të vij tek Partizani sepse zyrtarët e klubit janë sjellë me mua si prindi me fëmijën, – ka thënë Bonifeis. – Klubi ka bërë gjithçka që unë të vija këtu dhe për këtë jam shumë i kënaqur.”

Ai e quan më të fortë kampionatin shqiptar dhe Partizanin një skuadër të aftë për të fituar titullin “kampion”. Sulmuesi nigerian duket se i ka idetë e qarta. Ai tregon edhe etje për të fituar.” Vij për të shënuar gola dhe për të dhënë ndihmën time në realizimin e objektivit, fitimin e titullit “kampion”, – ka thënë 22-vjeçari. – Partizani ka 99 % shanse për të fituar kampionatin.”

“E di që skuadra dhe futbollistët japin maksimumin në fushë, kështu që jemi në rrugën e duhur”, – ka shtuar ai. Ndërkaq, i pyetur a do të ketë afrime të tjera në skuadër, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genci Tomorri është përgjigjur se do të ketë afrime lojtarësh cilësorë, të cilët do të studiohen mirë nga drejtuesit e klubit. Ekipit do t’i bashkohet për t’u provuar një futbollist nga Gambia.

Prova dhe ndeshjet miqësore që do të përcaktojë nëse ai është një lojtar i vlefshëm për klubin. Përveç Sukajt dhe Mazrekajt që do t’i bashkohen skuadrës, pa përmendur emra konkretë, ai shtoi se lojtarët e rinj do të shikohen gjatë fazës përgatitore që do të zhvillojë skuadra në Turqi. Në stërvitjen e sotme të të kuqve ka marrë pjesë edhe Xhevahir Sukaj.

Ai pritet ta riveshë fanellën e Partizanit nëse do të zgjidhë problemet me ekipin Perak të Malajzisë. Me 6 janar 2017, Partizani do të niset për në Antalja, ku do të zhvillojë një fazë përgatitore prej 10 ditësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh