AlbanianSport.com 28.04.2016 13:50
ASNN – Teksa kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të sezonit, gara për titull në Kategorinë Superiore është kthyer në një betejë dyshe midis Skënderbeut dhe Partizanit.
Në kuadër të javë së 32-të, Partizani ndeshet të shtunën në kryeqytet me Tërbunin dhe, për të dy mesfushorët e kuq, Asion Daja dhe Lorenc Trashi, është e nevojshme që të shmanget euforia përballë pukjanëve, të cilët mbajnë vendin e fundit në renditje.
Partizani ndeshet të shtunën me Tërbunin dhe dy futbollistët e të kuqve kryeqytetas, Asion Daja dhe Lorenc Trashi, kanë bërë thirrje që të shmanget euforia përballë pukjanëve, të cilët mbajnë vendin e fundit në renditje.
Për të dy mesfushorët e kuq, çdo ndeshje e këtyre 5 javëve të fundit, do të merret më vete, pa menduar për të tjerat që vijnë pas. Takimi Partizani-Tërbuni, i vlefshëm për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, luhet të shtunën në mbrëmje, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, duke nisur nga ora 19:00.