AlbanianSport.com 28/04/2020 19:10
ASNN – Shkodrani i të kuqve rrëfen karantinën, synimet e sezonit dhe shpresën për transferimin jashtë Shqipërisë. Një ndërprerje e papritur, por që ishte e dobishme për të kuqtë, ndaj dhe duhet shfrytëzuar. Kështu e ka cilësuar futbollisti i Partizanit, Erald Çinari, ndërprerjen e kampionatit për shkak të koronavirusit.
Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga qyteti i lindjes, Shkodra, aty ku gjendet edhe në këtë periudhë karantine, ai rrëfen se po e zhvillon stërvitjen në mënyrë të pavarur. Edhe pse luan me Partizanin, Erald Çinari, sa herë ka mundësi, e mban vrapin në qytetin e lindjes, në Shkodër.
Aty ku gjendet edhe në këtë periudhë karantine, ku po zhvillon stërvitjen në mënyrë të pavarur. Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, shkodrani mendon se kjo ndërprerje ishte e dobishme për të kuqtë, por që duhet shfrytëzuar. 24-vjeçari i të kuqve shpreson në një transferim të mundshëm në një kampionat jashtë Shqipërisë.
Por, për momentin nuk dëshiron të flasë më tepër. Erald Çinari ka luajtur 25 ndeshje në kampionat me Partizanin këtë sezon, duke shënuar edhe 5 gola.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.