(Video) Panuçi: Unë diktator? Po nuk u ndenje “me çekan te koka”, s’bëjnë punë

Share Button

AlbanianSport.com 12/11/2018 16:50

ASNN – Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi doli sot para mediave, duke shpalosur objektivat e tij e të skuadrës për ndeshjet që do të luhen pas pak ditësh kundër Skocisë dhe Uellsit. Natyrisht, vëmendja është tek ndeshja e parë, ajo ndaj Skocisë, pasi është duel zyrtar dhe vendimtar në Ligën e Kombeve, për fatet e grupit të parë në ligën C, si dhe të ardhmen e vetë Panuçit. Trajneri italian komentoi zgjedhjet e bëra, gjendjen e grupit, mangësitë që lidhen me disa dëmtime dhe njëherësh refuzimin e disa futbollistëve. Nga ana tjetër, ai komentoi rolin që duhet të ketë kapiteni dhe se si Shqipëria ka nevojë për forcë grupi më shumë se emrat dhe për herë të parë trajneri kuqezi kujtoi se nuk është një diktator, por se lojtarët shqiptarë kishin nevojë t’u rrije “me çekan” tek koka.

Në fillim trajneri komentoi formën e mirë të disa lojtarëve dhe fakti që një pjesë kishin shkëlqyer në fushë dhe kishin shënuar gola. “Po, më vjen mirë pasi kanë shënuar Grezda e Kaçe dhe kanë gjetur motivim, – shpreh trajneri i Kombëtares kuqezi, – Grezda është më mirë se një muaj më parë dhe presim të jetë pjesë e skuadrës më i motivuar. Kaçe bëri gol në ndeshje të rëndësishme. Sadikun e ftova pastaj me shkroi mesazh dhe folëm. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, që kishte pasur probleme nuk ishte 100%  më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%.”

“Ai është në plane për të ardhmen dhe më pas ftova Kaçen pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim”, – ka vijuar 44-vjeçari. Më pas vjen komentimi i lojës së skuadrës dhe fakti që krijojmë raste e nuk shënojmë. “Në Skoci e merituam të humbnim, – vijoi Panuçi, – se kur dhuron gola si në Evropë… Nuk kemi luajtur futboll, vuajtëm agresivitetin. Kishim rast me Balajn pas 1-0. Këtu do të jetë ndeshje ndryshe se në shtëpi bëjmë më mirë brenda. Nëse jemi këtu, është faji ynë dhe nuk duhet të gjejmë justifikim. Kemi pësuar gola me gabime fëminore. Ne kemi skuadër memecësh që nuk flasin. Unë duhet të rri të them “flitni”, “kujdes”, “këtu”, “atje”. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë.”

“Ne duhet të fitojmë medoemos ndeshjen e shpresojmë të bëjmë golat që nuk i kemi bërë deri tani, – këmbënguli italiani i stolit kuqezi. – Duhet të bëjmë 6 pikë. Edhe te dytët, mund te kemi shans. Në Izrael na mungoi goli pasi as në Turqi nuk luajtëm aq mirë. Bën lojë por nuk vjen goli. Në Izrael bëmë mirë por nuk mjafton çfarë bëj në stërvitje me lojtarët. Nuk mjafton, pasi ne pësojmë gol menjëherë ndaj duhet bërë diçka më shumë. Është një vit që nuk kemi skuadër të unifikuar, tani kemi cilësi. Kemi gjetur Uzunin e Grezdënm shpresojmë që Skocia me mungesa edhe këtu të vijnë ndryshe. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje te mirë se u mungojnë lojtarë. Duhet të shfrytëzojmë karakteristikat e tyre që kemi. Hysaj e Basha mungojnë, Veseli nuk luan.”

“Duhet të bëjmë më shumë kemi cilësitë për ta fituar, – shtoi Panuçi, -. Në Izrael i masakruam, kurse ne bëmë ndeshje e them që kemi cilësi për ta fituar ndeshjen. Formacioni? Unë gjithmonë e filloj ndeshjen duke menduar një formacion. Pastaj në fund ndërroj 3 a 4 ndaj nuk di kush luan. Kam një ide se si mund të luajmë, ka rëndësi të luajmë  dhe fitojmë sepse ka rëndësi edhe golaverazhi. Nuk luan gjithmonë Kaçe por bën pjesë e grupit herë mbledh një e një tjetër. Më parë ka qenë me Italinë ndaj e thirra. Nuk lë në shtëpi se njëri është më mirë apo më i keq i thërrasim të gjithë. Kajën nuk e thirra se nuk luante. Nuk ka luajtur me rregullsi por luan pak, e Basha me Ramadanin luajnë. Është e vështirë të gjesh hapësirë. Në të fundit e thirra se luajti.”

Humbjet dhe raporti me Dukën ishin një tjetër pyetje që iu bë trajnerit italian të përfaqësueses. “Me FSHF apo presidentin flas qenë dhe nëse humbasim bëhet e vështirë për të gjithë, për mua, tifozët dhe futbollin, – tha Panuçi. – Rezultati është në përgjegjësinë time, por ndeshjet me Skocinë apo Izraelin, mendoj se ua kemi dhuruar ne dhe jo se i kanë merituar. Duke kujtuar ndeshjet me Ukrainën e Kosovën, kishim 12 futbollistë që mungoni ku 7 ishin me pushime pasi kampionati rus kishte përfunduar. Në mars pres Roshin e Sadikun, por e quaj të padrejtë të kërkohet fajtori te unë kur në miqësore kishim mungesa dhe vazhdojmë të kemi. Kemi bërë mirë me Izraelin dhe do të vazhdojmë të bëjmë mirë.”

Vjen një koment i drejtpërdrejtë edhe me lojtarët e pjesëtarët e stafit. “Padyshim që unë flas gjatë gjithë kohës me lojtarët, – theksoi trajneri italian i kuqezinjve, – dhe do të flas për t’iu treguar rëndësinë e ndeshjes. Duam të dalim me 6 pikë me shpresën që të luajmë në gjysmëfinale. Ne duhet të flasim edhe në fushë dhe jo vetëm në stërvitje. Mund të pyesni edhe Bulkun se sa iu them që të flasin. Faji nuk më takon vetëm mua, megjithëse e marr unë përsipër fajin edhe për gjëra që nuk më takojnë mua.” Gjërat pozitive për trajnerin nuk mungojnë dhe ai sheh funksionimin e skemës në duelin përballë Izraelit. “Skema funksionoi me Izraelin, megjithëse nuk u shënua gol, – thotë ai. – Problem mbetet komunikimi.”

“Është bërë debat për kapitenin dhe ka pasur diskutim, – vijoi ai. – Kapiteni nuk është vetëm emri, por ai që duhet të organizojë grupin dhe të kujtojë grupin. Nuk duhet të jemi si në rastin me Izraelin me 29 gjuajtje e asnjë gol, ndërsa Izraelit shënon lehtë. Nuk duhet të shihet vetëm sjellja ime si diktatoriale. Këta shkojnë ne klube e janë të qetë, unë fle 5 orë në ditë gjithë muajin. Thonë Panuçi diktator por kështu e duan, t’i rrish mbi kokë, me çekan gjithë javën”. Shqetësimi për mungesën e përqendrimit është një cështje tjetër e ngritur nga Panuçi. “Në ndeshjen me Norvegjinë, – tha trajneri, – pësuam nga kornja, ndërsa me Italinë i bëmë dhuratë për Krishtlindje. Kemi bërë seanca për goditjet standarde, por nuk është e mjaftueshme.”

“Do rris kohën, deri sa të jetë e nevojshme, – vijoi trajneri i Kombëtares. – Ju mendoni se jam në Itali te Koleseu, por po lodhem. Më janë bërë flokët gri. Pastaj, këtu mbërrijmë që flasim për çështje të tjera.” Çështja e debatit me Mavrajn dhe qëndrimi i grekëve të Arisit ishte një tjetër temë e nxehtë diskutimi. “Është rregullore e FIFA-s dhe gabim i grekëve që përcaktojnë ndeshje ditën e hënë që përkon edhe me ditën kur grumbullohen skuadrat, – u shpreh prerë Panuçi. – Lidhur me Izraelin, isha i bindur që do luanim mirë dhe luajtëm mirë. Shpresoj që ndaj Skocisë të zhbllokohen pasi Grezda dhe Uzuni po gjejnë gola. Sa për Qakën, duhet të ketë një rritje profesionale për të qenë pjesë e Kombëtares.”

“Sadikun uroj që vitin tjetër ta kërkojnë Reali me Barcelonën, por mendoj se shihet më shumë me Shqipërinë se me Kasëmpashanë, – ironizoi italiani. – Ai nuk ka thënë jo, por më ka thënë do ta mendoj. Nëse do të isha unë do të vija. Unë do të vija në këmbë e motor, nga Stambolli nëse do më ftonin. Do e bëja rrotull nga Korfuzi me motor uji. Në kohen time kur më ftonin, ishte qejf edhe të shkoja një ditë para.” Në fund, një koment për preferencat, ku trajneri italian për herë të parë ngre zërin dhe kërkon në skuadrën kombëtare Fiorin Durmishajn. “Kemi probleme në sulm, sepse Manaj është dëmtuar. Kam parë Durmishajn dhe i kam thënë Kombëtares që ta kontaktojë. Nuk e di nëse vjen apo jo, por presim sot përgjigje”, – përfundoi Panuçi në konferenca e sotme për shtyp.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh