AlbanianSport.com 23/01/2019 15:10
ASNN – Tokio teston autobusin pa shofer, organizatorët kërkojnë të shfaqin projeketet e teknologjisë së përparuar gjatë Olimpiadës. Vizitorët që do të vijnë në aeroportin Haneda të Japonisë për Olimpiadën e Tokios vitin e ardhshëm do të gjejnë një transport komod, nga avioni, për në qendër. 6 firma japoneze, duke përfshirë transportuesin kombëtar “ANA”, kanë filluar një eksperiment 10-ditor me një minibus pa shofer.
Zyrtarët lejuan transportin e automatizuar, i cili po testohet me një shofer sigurie në pjesën e përparme. “Shoferi” ishte i gatshëm për të marrë kontrollin nëse do të kishte nevojë, por duke i lejuar autobusit të zgjidhte rrugën vetë. “Shpresa jonë është që të jemi në gjendje të ofrojmë autobusë “të pavarur për në Olimpiadën Tokio 2020”, – tha shefi i projektit ANA Tadakatsu Jamaguçi.
Automjeti mban maksimumi 10 persona, dhe kalon përgjatë një itinerari që lidh dy terminale me shpejtësi deri në 30 kilometra në orë. Ai funksionon duke përdorur GPS dhe shënuesit magnetikë në rrugë. Zyrtarët e projektit nuk kanë detajuar menjëherë koston e sistemit ose sa është numri i njerëzve presin që eventualisht të transportojnë me autobusët.
Japonia shpreson se Lojërat e 2020-ës do të jenë një shans për të shfaqur projektet e teknologjisë së përparuar në vend, por transporti autonom është gjithashtu një sektor i rëndësishëm për një komb që vuan mungesat e punës dhe një popullsi që po pakësohet dhe plaket.