AlbanianSport.com 29.08.2017 16:50
Afro 220 sportistë të të gjitha moshave, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, që përfaqësojnë 14 klubet, kanë zbritur të martën në pishinat e “Akuadromit” në kryeqytet, për të konkurruar në Kupën e Shqipërisë në Not për Të Rritur, e cila do të shtrihet në dy ditë.
Kështu, në Tiranë, në mjediset e “Akuadromit”, ka nisur të martën Kupa e Shqipërisë në Not për Të Rritur, e cila do të shtrihet në dy ditë. Sipas zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Notit, në këtë veprimtari të dytë më të rëndësishme të sezonit, po marrin pjesë afro 220 sportistë të të gjitha moshave, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, që përfaqësojnë 14 klubet.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, trajneri Sadik Mema, ka rrëfyer pritshmëritë e tij për këto gara. Për Memën, noti shqiptar premton. Kupa e Shqipërisë në Not për Të Rritur ka zhvilluar të martën paradite garat në 10 disiplina, për të vijuar pasdite me 10 disiplina të tjera, ndërsa i njëjti program do të vijojë edhe të mërkurën gjatë gjithë ditës, për të ulur siparin në mbrëmje me ceremoninë e mbylljes dhe shpalljen e fituesve.