AlbanianSport.com 15.02.2017 18:55
ASNN – Janë luajtur të mërkurën ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë dhe janë njohur edhe katërt gjysmëfinalistet e saj, të cilat janë Tirana, Skënderbeu, Teuta dhe, supriza e këtij sezoni, Besëlidhja. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt duelin e Durrësit, ku Teuta vendase ka përmbysur humbjen minimale të ndeshjes së parë në Shkodër, duke mposhtur Vllazninë 2-0 dhe duke u kualifikuar për më tej.
Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka mbyllur të mërkurën çerekfinalet e saj, duke përcaktuar edhe 4 skuadrat që vijojnë më tej betejën për këtë trofe. Këto skuadra janë Tirana, Skënderbeu, Teuta dhe, supriza e këtij sezoni, Besëlidhja. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt duelin e Durrësit, ku Teuta vendase ka përmbysur humbjen minimale të ndeshjes së parë në Shkodër, duke mposhtur Vllazninë 2-0 dhe duke u kualifikuar për më tej.
Në fakt, pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe gjithçka ka ndodhur brenda 180 sekondash lojë, midis minutës së 82-të dhe asaj të 84-t, kur Teuta ka barazuar fillimisht shifrat me një 11-metërsh të diskutueshëm, të fituar nga Ribaj dhe të shndërruar në gol nga Hila, dhe më pas ka përmbysur gjithçka me një gol të realizuar nga Progni brenda zonës. Pavarsisht një kartoni të kuq të Hilës dhe goditjes së shtyllës horizontale të portës durrsake, është Teuta që kualifikohet për më tej në kurriz të Vllaznisë.
Durrësakëve u bashkohet më tej edhe Besëlidhja, që e mbrojti atë fitore 2-1 të arritur para dy javësh në Vlorë me një barazim pa gola në fushën e vet përballë Flamurtarit, ashtu sikundër bëri në Kukës edhe Tirana përballë vendasve. Gjysmëfinalisti i 4-t është Skënderbeu, që, pasi kishte marrë një barazim 1-1 në Laç përballë vendasve para dy javësh, e ka fituar minimalisht ndeshjen e kthimit të mërkurën në Korçë. Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë është i lirë dhe do të hidhet në fillim të marsit.