AlbanianSport.com 16.01.2017 18:20
ASNN – Një gol për golin e jetës. Kështu ka ndodhur me një futbollist në Guam, në Paqësor, i cili ka realizuar një gol mjaft të bukur, duke vijuar më pas t’i propozojë për martesë të dashurës së tij. Mësohet se kjo e fundit tha “po”.
Mënyrat e propozimit për martesë janë nga më të larmishmet, po ajo që ka bërë një futbollist nga Guami në Paqësorin e largët ishte e jashtëzakonshme. Enton Sërber shënoi një gol të bukur, por ajo që vijoi më pas, ishte edhe më mbresëlënëse.
Menjëherë pas shënimit të golit, ai hoqi bluzën dhe poshtë saj kishte një tjetër, ku shkruhej “Martohu me mua”. Ky ishte propozimi për të dashurën e tij, e cila ishte në shkallët e stadiumit, një propozim që i kushtoi atij edhe një karton të verdhë.
Mësohet se e dashura i tha “po”, propozimit të tij, por më interesant ishte deklarata e tij pas gjithë kësaj historie. “Kjo ishte pjesa më e lehtë për mua… e si mund t’i thoje jo një gjëje të tillë?!” – ka thënë ai.