(Video) Një shqiptaro-amerikane për notin kuqezi në Buenos Aires 2018

Share Button

AlbanianSport.com 05/10/2018 17:40

ASNN – Shqipëria do të marrë pjesë me 5 sportistë në Lojërat Olimpike Rinore, që nisin të shtunën në Argjentinë dhe midis tyre spikat notarja 15 vjeçare Kejti Rok. Sportistja me nënë shqiptare dhe baba amerikan, e cila ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka nisur këtë sport në një moshë shumë të vogël, ndërsa synon përfaqësim dinjitoz në këtë Olimpiadë Rinore.

Importet kuqezi janë një fenomen që po përhapen në sportin shqiptar dhe më e fundit është 15 vjeçarja Kejti Rok, notarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Rinore që nisin të shtunën në Buenos Aires. “Unë do të konkurroj në këto Lojëra Olimpike në garën e 200 metrave flutur dhe 400 metra stil i lirë, – thotë Kejti. – Padyshim që jam krenare që do të përfaqësoj Shqipërinë në Buenos Aires.”

Notarja me nënë shqiptare dhe baba amerikan, e cila ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka nisur këtë sport në një moshë shumë të vogël dhe që atëherë është ka konkurruar rregullisht në të gjitha veprimtaritë përkatëse të grupmoshave, duke mbërritur deri në këtë Olimpiadë Rinore. “Pjesëmarrja në këto Lojëra është një përvojë e jashtëzakonshme”, – pohon 15-vjeçarja.

“Po kështu, kam patur mundësinë të konkurroj edhe në Botërorin e Të Rinjve në Indianapolis”, – shton Kejti, e cila ka garuar edhe në veprimtaritë e ndryshme të notit në Shqipëri dhe ka rrëfyer se është stërvitur intensivisht për pjesëmarrjen e saj në këto Lojëra Olimpike Rinore, ku synon përmirësimin e kohëve të saj në të dy garat si dhe një paraqitje sa më e mirë për Shqipërinë në Buenos Aires.

Këto Lojëra Olimpike nisin më 6 tetor, për të vijuar deri më 18 tetor 2018, në kryeqytetin e Argjentinës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh