AlbanianSport.com 23.03.2017 08:05
ASNN – Në atë që ishte në vetvete një risi, të mërkurën është zhvilluar nëpër rrethinat e kryeqytetit një garë që ndërthurte sportin me promovimin e turizmit. “Gara e dy kalave”, siç ishte quajtur kjo veprimtari çiklistike, ka bashkuar në një itinerar prej 103 km dy kala të spikatura të kohës së Skënderbeut, atë të Prezës me atë të Petrelës.
Të mërkurën është zhvilluar nëpër rrethinat e kryeqytetit një garë që ndërthurte sportin me promovimin e turizmit. “Gara e dy kalave”, siç ishte quajtur kjo veprimtari çiklistike, ka bashkuar në një itinerar prej 103 km dy kala të spikatura të kohës së Skënderbeut, atë të Prezës me atë të Petrelës.
Dhe, në përfundim të saj, ka qenë 16-vjeçari Astrit Krronaj ai që ka dhuruar surprizën, duke triumfuar ndaj çiklistëve mjaft më të mëdhenj në moshë, dhe duke mbërritur i pari në finishin e Petrelës. Ndërkohë, për presidentin e çiklizmit shqiptar, Skënder Anxhaku, kjo garë është uvertura e një sezoni premtues.
Vllaznia ka marrë vendin e parë me Krronajn dhe të 3-tin, me Bruno Kolën, ndërsa i dyti u rendit Amarildo Gogaj i Apolonisë.