AlbanianSport.com 21/02/2024 16:35
ASNN – Egnatia merr një fitore të vyer në Laç. Fiton 1-0 në fushë të huaj dhe është në rrugë të mbarë drejt gjysmëfinales. Një gol i shënuar nga pika e bardhë, i ka dhënë fituese në fuqi të Kupës së Shqipërisë, Egnatias, një mundësi të shkëlqyer për të shkuar në gjysmëfinalet e kësaj veprimtarie. Rrogozhinasit kanë mundur në fushë të huaj 1-0 Laçin të mërkurën dhe tashmë janë më të qetë për ndeshjen e kthimit ndaj kurbinasve.
E mërkura ka qenë dita e golave të shënuar në skaje në takimet e para të dy çifteve e tjetra të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, pasi, ashtu sikundër në Rrogozhinë, edhe në sfidën tjetër, të luajtur pasdreke në Kurbin, një 11-metërsh në fund të minutave shtesë ka bërë dallimin, pasi Egnatia mund Laçin 1-0 në fushë të huaj dhe hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Kupës.
Një gol i shënuar nga pika e bardhë, i ka dhënë fituese në fuqi të Kupës një mundësi të shkëlqyer për të shkuar në gjysmëfinalet e kësaj veprimtarie. Kështu, rrogozhinasit kanë mundur në fushë të huaj 1-0 Laçin dhe tashmë janë më të qetë për ndeshjen e kthimit ndaj kurbinasve. Në një sfidë shumë të luftuar, dy skuadrat krijuan raste, por nuk ishin në gjendje të shënonin në portat përkatëse.
Për të parë golin e vetëm të ndeshjes u deshën minuta shtesë të saj, kur Silva shkaktoi 11-metërsh për një ndërhyrje të gabuar dhe Aleksi nuk gaboi nga pika e bardhe e me golin e tij i dha suksesin minimal Egnatias për këtë përballje.