AlbanianSport.com 10.01.2017 16:10
ASNN – Nga Odiseja, tek Zhou Shibingu, sfida e pamundur mbetet e njëjtë. Nëse i pari, 2,100 vite më parë e kaloi shtizën nëpër 12 unaza, për të rifituar mbretërinë e humbur në Greqinë e Lashtë, ky i dyti përpiqet të bëjë pak a shumë të njëjtën gjë, me një pushkë.
Shumë shumë shekuj më parë, ishte Odiseja ai që e kaloi shtizën nëpër 12 unaza, për të rifituar mbretërinë e humbur. Sot, me mijëra kilometra larg nga ish-Greqia e lashtë, ai është ringjallur në Kinën e largët. Por tashmë në trajtën e një trajneri qitjeje.
Ai quhet Zhou Shibing, një trajner qitjeje nga Provinca e Shendongut ka dhuruar spektakël në programin televiziv, “Sfida e Pamundur”, duke u përpjekur të heqë tapat e shisheve të birrës nëpërmjet goditjes me pushkë.
Nga 7 goditjet e para, ai realizoi vetëm njërën, ndërsa vijoi t’i realizonte me sukses 3 goditjet e fundit. Sekreti i tij? Ai është trajneri i një qitëses së njohur Du Li, e cila fitoi dy medalje të arta në Olimpiadën e Athinës në 2004-ën.