(Video) Nën-19-vjeçarët / Kombëtarja, Shkëmbi: Kemi elementë premtues

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2024 19:20

ASNN – Trajneri Shkëmbi: “I kënaqur me grumbullimin, kemi lojtarë që premtojnë për të ardhmen”. Ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçarëve zhvilloi për herë të parë një grumbullim 3-ditor me trajnerin e ri Bledi Shkëmbi. 20 lojtarët e përzgjedhur ishin nga klubet e kampionatit shqiptar të futbollit dhe vetëm dy prej tyre vinin nga kampionati i futbollit në Kosovë.

Gjatë këtij grumbullimi në Durrës, trajneri Bledi Shkëmbi pati mundësinë të vëzhgonte nga afër gjendjen e futbollistëve të grumbulluar, teksa u zhvillua edhe një ndeshje miqësore me Teutën e Nën-19-vjeçarëve. Në një prononcim për faqeb zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), trajneri Bledi Shkëmbi, fillimisht tregoi ndjesitë e tij në këtë grumbullim të parë me Kombëtaren e kësaj grupmoshe.

“Ndjesi të mira, patjetër pak emocion, – tha fillimisht ai. – Ishte hera e parë që u prezantova me lojtarët. Dua të theksoj që ishin futbollistë të kampionatit shqiptar. Mendoj që si hera e parë shkoi mirë, duke u stërvitur por edhe në një ndeshje miqësore që luajtëm me ekipin e Teutës së Nën-19-vjeçarëve.” Më tej, Bledi Shkëmbi tregoi se është i kënaqur nga ky grumbullim i parë me lojtarët e ftuar.

Au tha se disa futbollistë janë elementë të mirë që premtojnë për të ardhmen, duke shtuar gjithashtu se puna vijon çdo javë me projekti “Step by Step” që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e çdo lojtari. “Jam i kënaqur në këtë grumbullim 3-ditor me skuadrën, me të gjithë lojtarët, me mënyrën se si u stërvitën, me seriozitet, rregull, disiplinë sepse në atë moshë dhe në çdo skuadër kjo gjë është shumë e rëndësishme”, – tha Shkëmbi.

“Patjetër që ka disa lojtarë që premtojnë për të ardhmen, në këtë moment nuk dua të përmend emra por që patjetër që ka disa që ne po i shikojmë me kujdes, – ka vijuar trajneri kuqezi. Jo më kot është dhe projekti “Step by Step” ku ne pikërisht një numër të këtyre lojtarëve e thërrasim çdo javë dhe i trajnojmë në mënyrë specifike.” Po cili është objektivi i tij?

“Patjetër që ndikon, unë mendoj që objektivi i parë është përmirësimi i këtyre lojtarëve individualisht, pasi ne më shumë punojmë nga mënyra individuale me këto lojtarë. Kjo moshë mendoj që përmirësimi duket shpejt, ndryshojnë nga muaji në muaj dhe në fund do të shikojmë se ku jemi me të gjithë këta emra”, – përfundoi prononcimin e tij trajneri i Kombëtares kuqezi, Bledi Shkëmbi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh