(Video) Nën-17-vjeçaret / Nis me një humbje të thellë grupi për vajzat kuqezi

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2024 16:20

ASNN – Shqipëria, “tërmet 7-ballësh” përballë Irlandës. Nën-17-vjeçaret kuqezi të trajnerit Agustin Kola e nisin me një humbje 1-7. Kështu, grupi B6 i fazës së dytë të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Nën-17-vjeçareve në futboll për femra po i zhvillon ndeshjet në Tiranë dhe të martën është luajtur ndeshja e parë. Në takimin e zhvilluar në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt, Shqipëria është mundur 1-7 përballë Irlandës, ndërsa pjesë e grupit është edhe Izraeli.

Shqipëria e Nën-17-vjeçareve ka luajtur të martën ndeshjen e parë të fazës së dytë të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe të futbollit të femrave, duke u mundur me rezultatin e thellë, 1-7, përballë Irlandës. Pjesa e parë e takimit të zhvilluar në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet ka folur më tepër për skuadrën mike, që e ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 25-të, me anë të Hanah O’Brajënit. Me epërsinë minimale të irlandezeve do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa ajo e dyta do të shohë skuadrën mike të dyfishojë shifrat në minutën e 50-të, me anë Kiilin Dodit.

Ndërsa në të 70-ën Irlanda realizoi edhe golin e 3-të me Kejti Loulisë. Pavarësisht pësimit të golit të tretë, Shqipëria gjeti forcë të reagonte dhe shënoi me Xhesika Ndojin, e cila u tregua e saktë përballë portieres kundërshtare. Por 3 minuta më vonë, Irlanda shënoi sërish në të 75-ën me Sorça Melian. Ndërsa Keira Sena realizoi golin e 5-të në minutën e 82-të. Në fundin e takimit Iralanda shënoi edhe dy gola të tjerë dhe ndeshja ndaj Shqipërisë përfundoi kështu me rezultatin 7-1.

Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve ndodhet në grupin B6 ku bën pjesë edhe Izraeli, ndërsa ndeshjet luhen të gjitha në Stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Takimi i dytë do të luhet të premten më 23 shkurt dhe Irlanda do të përballet me Izraelin, duke nisur nga ora 11:30, ndërsa ndeshja e fundit e grupit B6 do të zhvillohet më 26 shkurt po në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku Shqipëria do të përballet me Izraelin duke nisur nga ora 14:00.

https://www.youtube.com/live/mu0HbSKHl0Q?si=ZRQvsSTlhB8o8E06

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh